11 февруари 2021
Заменикот на претседателот на Владата задолжен за економски прашања, координација на економските ресори и инвестиции, Фатмир Битиќи, заедно со амбасадорката на Обединетото Кралство, Рејчел Галовеј, постојаната координаторка на ОН, Росана Дуџак и постојаната претставничка на УНДП Нарине Сахакјан, денес остварија средба со претседателот на Собранието на Република Северна Македонија, Талат Џафери, кого го информираа за започнување на првата фаза на проектот Национална развојна стратегија 2021- 2041. Првата фаза од креирањето на овој стратешки документ ќе биде финансирана од Британската амбасада во Скопје, со техничка поддршка од страна на Организацијата на Обединетите нации преку УНДП, а ќе резултира со методологија и оперативна структура која ќе се примени при развивањето на стратегијата, што ќе претставува втора фаза на проектот.
Методологијата ќе биде инспирирана од современи и иновативни модели на развој, адаптирани на домашниот контекст и базирани на широка и значајна консултација со сите засегната страни. Со тоа ќе се овозможи Националната развојна стратегија да отслика меѓугенерациски, родов, меѓутнички, меѓупартиски и долгорочен консензус за приоритетите на државата, со цел да се обезбеди инклузивен, зелен и одржлив развој за сите, а особено за ранливите категории на луѓе. Во рамки на овој проект исто така ќе се идентификуваат и зајакнат врските помеѓу сите останати стратешки важни процеси кои се одвиваат во државата, првенствено интеграцијата во ЕУ и Агендата 2030 за одржлив развој, а ќе се развие и комуникациска стратегија и електронска платформа, за да се вклучат размислувањата на што повеќе клучни чинители во процесот.
Во воведното обраќање вицепремирот Битиќи истакна: „За ова заедничко патување се зборува во последните 25 години, време е да почнеме со лет. За нас консензусот и инклузивноста при креирањето на стратегијата се клучни. Оваа Национална развојна стратегија треба да продолжи да живее без разлика кој е на власт. Ова ќе биде наш патоказ за тоа каде и како ќе се развива земјата во следните 20 години, затоа важно е да постигнеме консензус, ова е значајно и во полза за државата и сите наши сограѓани.“
Амбасадорката Галовеј ги потенцираше бенефитите од креирањето на ваква долгорочна стратегија.
„Сите земји кои се впуштија во овој процес веќе ги гледаат придобивките од креирањето на план за развој кој овозможува консензус при носењето на одлуки и закони во насока на поддршка на долгорочната стратегија“, кажа Галовеј.
Постојаната координаторка на ОН, Росана Дуџак ја истакна заложбата на целото семејство на ОН во земјата да обезбеди техничка поддршка и експертиза за процесот, каде што ќе биде потребна. Постојаната претставничка на канцеларијата на УНДП Нарине Сахакјан ја потенцира комплексноста на самиот процес кој за да биде одржлив треба да почива на два важни принципи - да е донесен консензулно, да биде иновативен и флексибилен, како би можел да се прилагодува на предизвиците и промените кои ги носи новото време.
.
Претседателот на Собранието, Талат Џафери ја поддржа иницијативата потврдувајќи ја нејзината значајност за благосостојбата на државата на долг рок. Тој ја даде заложбата на активна вклученост на Собранието во процесот и донесувањето на стратегијата, додавајќи: „Ова ќе биде јасно патување, врз јасни и прецизни основи со широка опфатност. Сите треба да се заложиме оваа долгорочна развојна стратегија да ги опфати сите карактеристики и потреби на земјата.“, заврши Џафери.
Во Управниот одбор на телото кое ќе го спроведува процесот, членуваат сите четири заменици претседатели на Влада, со што се покажува посветеноста на Владата кон овој важен процес, како и претставници на ОН и Британската амбасада, а составот ке се проширува и ќе вклучува и други чинители во нашата држава.
Во духот на инклузивност и консултација, кој треба да биде главна одлика на оваа методологија, во следниот период сите релевантни чинители ќе бидат поканети да бидат дел и да се вклучат во процесот, а дигиталната платформа која ќе биде воспоставена наскоро, ќе овозможи широко учество и можност и граѓаните да дадат свој придонес со своите идеи.
Ова е прва работна средба поврзана со процесот на информирање на клучните политички чинители, институции и организации, кои треба да бидат вклучени во процесот на креирање на долгорочната Национална развојна стратегија, а во кус временски период се планира да се реализираат средби и со Претседателот на државата, Стево Пендаровски, со Претседателот на МАНУ, Љупчо Коцарев, како и со низа други чинители како што се локалните власти, партиите, стопанските комори, синдикатите, професионалните асоцијации, граѓанските организации и други.
*****
Zëvendëskryeministri Bytyqi, ambasadorja Gallovej dhe koordinatorët e përhershëm të OKB Duxhak dhe UNDP Sahakjan në takim me kryetarin e Kuvendit Xhaferi - Fillon faza e parë e krijimit të Strategjisë kombëtare të zhvillimit
Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, së bashku me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, Rejçëll Gallovej, koordinatoren e përhershme në OKB, Rosana Duxhak dhe përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së Narine Sahakjan, sot realizuan takim me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, të cilin e informuan për fillimin e fazës së parë të projektit Strategjia kombëtare e zhvillimit 2021-2041. Faza e parë e krijimit të këtij dokumenti strategjik do të financohet nga Ambasada Britanike në Shkup, me mbështetje teknike nga Kombet e Bashkuara përmes UNDP, kurse do të rezultojë me metodologji dhe strukturë operacionale e cila do të zbatohet gjatë zhvillimit të strategjisë, që do të paraqes fazën e dytë të projektit.
Metodologjia do të ketë inspirim nga modelet bashkëkohore dhe inovative të zhvillimit, të përshtatura në kontekstin e brendshëm dhe të bazuar në konsultime të gjera dhe domethënëse me të gjithë palët e prekura. Me këtë do të mundësohet që Strategjia kombëtare e zhvillimit të pasqyrojë konsensusin midis gjeneratave, atë gjinor, ndëretnik, ndërpartiak dhe afatgjatë për prioritetet e vendit, me qëllim që të sigurohet një zhvillim gjithëpërfshirës, të gjelbër dhe të qëndrueshëm për të gjithë, e në veçanti për kategoritë më të dobëta të njerëzve. Me këtë projekt gjithashtu do të identifikohen dhe forcohen lidhjet midis të gjitha proceseve të tjera të rëndësishme strategjike që zhvillohen në vend, kryesisht integrimi në BE dhe në Agjendën 2030 për zhvillim të qëndrueshëm, kurse do të zhvillohet një strategji komunikimi dhe platformë elektronike, për të përfshirë mendimet e sa më shumë faktorëve kyç në proces.
Në fjalën e tij hyrëse, zëvendëskryeministri Bytyqi tha: "Në 25 vitet e fundit flitet për këtë udhëtim të përbashkët, ka ardhur koha për të filluar me fluturimin. Për ne, konsensusi dhe gjithëpërfshirja në krijimin e strategjisë janë kyçe. Kjo Strategji kombëtare e zhvillimit duhet të vazhdojë të jetojë pavarësisht se kush është në pushtet. Ky do të jetë udhërrëfyesi ynë për atë se ku dhe si do të zhvillohet vendi në 20 vitet e ardhshme, prandaj është e rëndësishme që të arrijmë një konsensus, kjo ka rëndësi dhe dobi për shtetin dhe të gjithë bashkëqytetarët tanë."
Ambasadorja Gallovej theksoi përfitimet nga krijimi i një strategjie të tillë afatgjate.
"Të gjitha vendet që i kanë hyrë një procesi të tillë tashmë janë duke i parë përfitimet nga krijimi i një plani zhvillimor që mundëson konsensusin në vendimmarrje dhe ligje në drejtim të mbështetjes së një strategjie afatgjate," tha Gallovej.
Përfaqësuesja e përhershme e OKB Rosana Duxhak theksoi përpjekjen e mbarë familjes së OKB në vend për të siguruar mbështetje teknike dhe ekspertizë për procesin, aty ku ka nevojë. Përfaqësuesja e përhershme e zyrës së UNDP-së Narine Sahakjan theksoi kompleksitetin e vetë procesit, i cili për të qenë i qëndrueshëm, duhet të bazohet në dy parime të rëndësishme - të miratohet me konsensus, të jetë inovativ dhe fleksibil, në mënyrë që të përshtatet me sfidat dhe ndryshimet që sjell koha e re.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e mbështeti iniciativën, duke konfirmuar rëndësinë e saj për mirëqenien afatgjate të vendit. Ai u zotua për përfshirje aktive të Kuvendit në proces dhe miratimin e strategjisë, duke shtuar: "Ky do të jetë një udhëtim i qartë, mbi baza të qarta dhe precize me përfshirje të gjerë. Të gjithë duhet të angazhohemi që kjo strategji afatgjatë e zhvillimit të përfshijë të gjitha karakteristikat dhe nevojat e vendit.", përfundoi Xhaferi.
Në Këshillin drejtues të trupit që do të zbatojë procesin, marrin pjesë katër zëvendëskryeministrat e Qeverisë, me çka shprehet përkushtimi i Qeverisë për këtë proces të rëndësishëm, si dhe përfaqësuesit e OKB dhe Ambasadës Britanike, kurse përbërja do të zgjerohet për të përfshirë edhe faktorë të tjerë të në vendin tonë.
Në frymën e gjithëpërfshirjes dhe konsultimit, që duhet të jetë virtyti kryesor i kësaj metodologjie, në periudhën e ardhshme të gjithë faktorët relevantë do të ftohen të jenë pjesë dhe të kyçen në proces, kurse platforma dixhitale që do të vendoset së shpejti, do të mundësojë pjesëmarrje të gjerë dhe mundësi që edhe qytetarët të kontribuojnë me idetë e tyre.
Ky është takimi i parë i punës në lidhje me procesin e informimit të faktorëve kryesorë politikë, institucioneve dhe organizatave, të cilat duhet të përfshihen në procesin e krijimit të Strategjisë kombëtare afatgjate të zhvillimit, dhe në një periudhë të shkurtër kohore planifikohet të mbahen takime me Presidentin e shteti, Stevo Pendarovski, me Kryetarin e Presidentin e ASHAM, Lupço Kocarev, si dhe me një numër faktorësh të tjerë sikurse pushteti lokal, partitë, odat ekonomike, sindikatat, asociacionet profesionale, organizatat e civile etj.