22 февруари 2021
Заменикот на Претседателот на Владата, задолжен за економски прашања, координација на економските ресори и инвестиции, Фатмир Битиќи вчера вечер гостуваше во емисијата Топ Тема, на телевизија Телма, кадешто за актуелни економски теми дебатираше со претседателката на Сојузот на стопански комори Данела Арсовска и претседателот на Стопанската комора на Северозападна Македонија, Неби Хоџа.
Осврнувајќи се на Петтиот пакет економски мерки за справување со кризата предизвикана од коронавирусот Ковид-19, вицепремиерот посочи дека овој пакет, како и претходните, е креиран во широки консултации со сите чинители, стопанските комори, синдикални организации, организации на работодавачи и други социјални партнери, со цел соодветно да одговори на реалните потреби на стопанството, на сите микро, мали, средни, па и големи компании, како и да се зачува секое едно работно место.
„Сите економии, вклучувајќи ја и нашата, се обидуваат да се прилагодат на новата ситуација, а дека сме на вистински пат покажуваат повеќе индикатори. Падот на економските активности, кој беше во првите месеци на пандемијата е значително поголем во споредба со последните месеци. Индустриското производство бележи тенденција на раст, исто така со тенденција на раст е и трговската размена со странство. Приходите во буџетот исто така се во пораст, ако се земе во предвид периодот по април, кога беше и пикот на пандемијата. Ги следиме секојдневно бројките поврзани со приходите од ДДВ и другите даноци, не велиме дека овие бројки се подобри од 2019 година, но тенденцијата е во позитивен раст и затоа велиме дека економијата заздравува. Сите мерки кои ги имаме креирано во Петтиот пакет се во духот на економското заздравување и развој“, посочи вицепремиерот Битиќи.
Втората мерка во Петтиот пакет, односно бескаматните кредити од Развојната банка на Република Северна Македонија, е насочена за поддршка на најпогодените сектори, како што се туризмот, угостителството, транспортот на патници, индустријата за организација на настани, а преку оваа мерка компаниите од овие сектори може да добијат поголеми средства во износ од 3-30 илјади евра, кои може да ги користат и како ликвидни средства, но и за обезбедување на плати за вработените.
„Компаниите ќе добијат 12 месеци грејс период, тоа е долг период во кој ќе располагаат со средствата. Доколку во рок од една година, компаниите покажат позитивен финансиски резултат и го имаат зголемено за 5% бројот на вработени, 50% од кредитот ќе биде неповратен, односно грант. Како за илустрација, ако компанија земе кредит од 30 илјади евра, покаже позитивни резултати и ако имала 5 вработени, а сега вработи уште 1, тоа е повеќе од 5%, може да очекува да 50% од кредитот, или 15 илјади евра да бидат грант. Тоа е значителна директна помош за најпогодените сектори“, нагласи вицепремиерот.
Битиќи рече дека досегашните предвидувања и активности на Владата во однос на ковид кризата даваат резултат, оваа година ќе биде година на заздравување на економијата, но додаде дека сепак оваа криза не е целосно предвидлива и во случај да има потреба од дополнителни мерки, ќе треба да се постигне широк консезус во општеството за да се обезбедат доволно средства за да се искреираат и аплицираат тие дополнителни мерки, кои би се однесувале на поддршка за исплата на плати за вработените.
„Ако има потреба за дополнителни финансиски средства токму за мерката финансиска поддршка за плати и низа на други мерки секако треба да постигнеме консензус, дека на крај на денот ќе се задолжиме дополнително, да најдеме нови извори на средства коишто ќе отидат за помош на стопанството. Но јас сум кажал, дека тоа не е проблем и не треба да претставува проблем ниту за стопанството, ниту за Владата, ниту за граѓаните, се додека на транспарентен начин се кажува дека се трошат тие средства за да се помогне економијата, да се помогнат граѓаните, за да ги зачуваме работните места итн. Се додека тоа се основните принципи за тоа како ги трошиме средствата мислам дека ќе постигнеме таков консензус. За сега, моето очекување е дека не би имало потреба од таква мерка понатаму. И сега, таа мерка е само дел од вкупниот обем на мерка, вкупно 160 милиони евра се на располагање со петтиот пакет, оваа мерка носи 20% од вкупниот пакет и затоа не би сакал да ги минимизираме другите. Јас знам дека и овде го аплицираме „парето“ системот, а тоа е 20% од мерките зачувува 80% од работните места и одиме кон тоа, дека е потребно. Но да не ги занемариме 28 други мерки кои се компилирани заедно со стопанските комори и синдикатите“, рече вицепремиерот Битиќи.
Вицепремиерот Битиќи посочи дека е потребна побрза динамика во носењето на законски решенија со кои ќе се овозможи примена на одредени мерки за поддршка на стопанството.
„Ние во овој момент имаме дел од мерките од четирите пакети кои се спроведени, а заедно со овој пакет од 160 милиони евра доаѓаме на 1,150 милијарди евра коишто опфаќаат мерки, кои нема да се спроведат само до декември 2020, туку ќе се спроведуваат и некои ќе се спроведуваат до декември 2021, па и понатаму со една претпоставка дека законските решенија нема да заглават по 3 месеци во собраниски процедури. Ние имаме 2,5 месеци несвикана Комисија за финансии и буџет, во којашто треба да се гледаат законските решенија. Поднесовме 3 закони, Законот за државна гаранција, којшто треба да ни обезбеди, а средствата се веќе алоцирани, си стојат во Развојната банка, минимум 18 милиони евра како инструмент за државната гаранција коишто би требало да донесе 120 милиони евра во стопанството во име на ликвидност и поддршка на инвестиции. Не е возможно во овој момент, затоа што законското решение не е донесено“, нагласи вицепремиерот и посочи дека ковид кризата придонела до унапредување на одредени административни процеси, кои преку процес на дигитализација овозможија побрз проток на документација, но и сигурност на граѓаните во однос на заштита од коронавирусот.
Линк до целата емисија „Топ тема“ на телевизија Телма
*****
Zëvendëskryeministri Bytyqi në Top Tema: Ekonomia po rimëkëmbet, masat nga paketa e pestë sjellin zhvillim
Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi mbrëmë ishte mysafir në emisionin Top Tema në televizionin Telma, ku debatoi për çështjet aktuale ekonomike me kryetaren e Lidhjes së odave ekonomike Danela Arsovska dhe kryetari i Odës ekonomike të Tregtisë të Maqedonisë Veriperëndimore, Nebi Hoxha.
Duke iu referuar Paketës së pestë të masave ekonomike për menaxhim me krizën e shkaktuar nga virusi Covid-19, zëvendëskryeministri theksoi se kjo paketë, ashtu sikurse ato të mëparshmet, u krijua në konsultim të gjerë me të gjithë faktorët, odat ekonomike, organizatat sindikale, organizatat e punëdhënësve dhe partnerë tjerë socialë, me qëllim që t’i përgjigjen në mënyrë adekuate nevojave reale të ekonomisë, të të gjitha kompanive mikro, të vogla, të mesme madje edhe të mëdha, si dhe të ruhet çdo vend pune.
“Të gjitha ekonomitë, përfshirë dhe tonën, po përpiqen t'i përshtaten situatës së re, e se ne jemi në rrugën e duhur tregojnë më shumë indikatorë. Rënia e aktiviteteve ekonomike, që ishte në muajt e parë të pandemisë është dukshëm më e madhe se në muajt e fundit. Prodhimi industrial shënon tendencë të rritjes, gjithashtu edhe shkëmbimi tregtar me jashtë. Të ardhurat e buxhetit janë gjithashtu në rritje, duke pasur parasysh periudhën pas prillit, kur dhe ishte kulmi i pandemisë. Për çdo ditë ndjekim shifrat që lidhen me të ardhurat nga TVSH-ja dhe tatimet tjera, nuk themi që këto shifra janë më të mira se në vitin 2019, por tendenca është në rritjen pozitive dhe për këtë arsye themi që ekonomia po rimëkëmbet. Të gjitha masat që kemi krijuar në Paketën e pestë janë në frymën e rimëkëmbjes dhe zhvillimit ekonomik,” tha zëvendëskryeministri Bytyqi.
Masa e dytë në Paketën e pestë, gjegjësisht kreditë pa kamatë nga Banka për Zhvillim e Republikës së Maqedonisë së Veriut, është e orientuar drejt mbështetjes së sektorëve më të prekur, siç janë turizmi, hotelieria, transporti i udhëtarëve, industria për organizim të ngjarjeve, kurse përmes kësaj mase kompanitë nga këta sektorë mund të marrin mjete më të mëdha në vlerë prej 3-30 mijë euro, të cilat mund të përdoren si mjete likuide, por edhe për të siguruar paga për të punësuarit.
“Kompanitë do të marrin një grejs periudhë 12-mujore, është një periudhë e gjatë në të cilën ata do të disponojnë me mjete. Nëse brenda një viti, kompanitë tregojnë rezultat financiar pozitiv dhe kanë rritur për 5% numrin e të punësuarve, 50% e kredisë do të jetë e pakthyeshme, gjegjësisht grant. Sa për ilustrim, nëse një kompani merr kredi prej 30 mijë euro, tregon rezultate pozitive dhe nëse ka pasur 5 të punësuar, kurse tani punëson 1 më shumë, është më shumë se 5%, mund të presë në 50% të kredisë, ose 15 mijë euro të jenë grant. Është një ndihmë e rëndësishme direkte për sektorët më të prekur”, theksoi zëvendëskryeministri.
Bytyqi tha se parashikimet dhe aktivitetet e deritanishme të Qeverisë në raport me krizën Covid po japin rezultate, ky vit do të jetë një vit i rimëkëmbjes ekonomike, por shtoi se kjo krizë nuk është plotësisht e parashikueshme dhe në rast nevoje për masa shtesë, do të duhet të arrihet një konsensus i gjerë në shoqëri për të siguruar mjete të mjaftueshme që të krijohen dhe zbatohen ato masa shtesë, të cilat do t'i referoheshin mbështetjes për pagimin e rrogave për të punësuarit.
“Nëse ka nevojë për mjete financiare shtesë për masën e mbështetjes financiare për rrogat dhe një varg masash të tjera, gjithsesi duhet të arrijmë konsensus, që në fund të ditës të huazojmë shtesë, të gjejmë burime të reja të mjeteve që do të ndihmojnë ekonominë. Por unë kam thënë, se ky nuk është problem dhe nuk duhet të jetë problem për ekonominë, as për Qeverinë, as për qytetarët, përderisa tregohet në mënyrë transparente se ato mjete shpenzohen për të ndihmuar ekonominë, për të ndihmuar qytetarët, për të ruajtur vendet e punës, etj. Përderisa këto janë parimet themelore se si i shpenzojmë mjetet, unë mendoj se do të arrijmë një konsensus të tillë. Tani për tani, pritja ime është që të mos ketë nevojë për një masë të tillë në të ardhmen. Dhe tani, kjo masë është vetëm një pjesë e vëllimit të përgjithshëm të masës, gjithsej 160 milionë euro janë në dispozicion me paketën e pestë, kjo masë bart 20% të paketës totale dhe për këtë arsye nuk do të doja t’i minimizojmë të tjerat. Unë e di se edhe këtu ne aplikojmë sistemin “pareto”, dhe kjo është 20% e masave ruan 80% të vendeve të punës dhe ne shkojmë në atë, se është e nevojshme. Por le të mos neglizhojmë 28 masat e tjera që janë përpiluar së bashku me odat ekonomike dhe sindikatat” tha zëvendëskryeministri Bytyqi.
Zëvendëskryeministri Bytyqi tha se është e nevojshme dinamikë më e shpejtë në miratimin e zgjidhjeve ligjore që do të mundësojnë zbatimin e disa masave për mbështetje të ekonomisë.
“Për momentin, ne kemi disa nga masat nga katër paketat që janë zbatuar, dhe së bashku me këtë paketë prej 160 milionë euro kemi arritur në 1.150 miliardë euro të cilat përfshijnë masa që nuk do të zbatohen vetëm deri në dhjetor të vitit 2020, por do të zbatohen dhe disa do të zbatohen deri në dhjetor vitit 2021, dhe më tej me supozimin se zgjidhjet ligjore nuk do të bllokohen pas 3 muajsh në procedurat parlamentare. Ka 2 muaj e gjysmë që nuk thirret Komisioni për financa dhe buxhet, ku duhet shikuar zgjidhjet ligjore. Dorëzuam 3 ligje, Ligjin për garancinë e shtetit, i cili duhet të na sigurojë, kurse mjetet tashmë janë alokuar, janë në Bankën për Zhvillim, minimumi 18 milionë euro si instrument për garancinë e shtetit që do të duhej të sjellë 120 milionë euro në ekonomi në emër të likuiditetit dhe mbështetjes së investimeve. Në këtë moment nuk është e mundur, sepse zgjidhja ligjore nuk është miratuar ”, theksoi zëvendëskryeministri dhe tha se kriza Covid kontribuoi në avancimin e proceseve të caktuara administrative, të cilat përmes procesit të dixhitalizimit mundësuan qarkullim më të shpejtë të dokumentacionit, por dhe siguri qytetarëve në raport me mbrojtjen nga virusi Korona.
Linku për gjithë emisionin “Top Tema” në televizionin Telma