26 март 2021
Владината мерка за недела-неработен ден ќе се преточи во законско решение и тоа во најскоро време - тоа е ветување што Владата го стави како приоритет во владината програма и истото ќе се оствари.
Примената на законското решение ќе биде во согласност со сите социјални партнери а ќе бидат земени во предвид сите фактори кои се дел од функционирањето на економијата во нашата држава - во тоа спаѓаат и веќе зацртаните планови за буџетирање на компаниите од приватниот сектор како и на институциите од јавниот сектор.
Работниците и работничките кои ќе работат кај работодавачите кои ќе функционираат и во недела ќе добиваат зголемен надоместок за работа во недела, што значи и дека буџетите на фирмите ќе претрпат измени, а за да не дојде до краткорочни промени во бројот на вработените поради зголемување на овие надоместоци кај работодавачите, сепак треба да се даде простор за реорганизација и планирање со стартен период од новата календарска година, т.е. 2022. Владата мора да ги земе предвид сите општествени фактори, како фактот дека во оваа календарска година се уште се справуваме со последиците предизвикани од Ковид кризата.
За возврат се разгледуваат и предлозите на синдикатите каде се бараат одредени отстапки во валоризацијата на механизмот „работа во недела“ кои ќе бидат поповолни за работниците и работничките. Владата цврсто верува во социјалниот дијалог и само преку заеднички договор ќе дојдеме до конечното решение, а тоа ќе значи попродуктивна работна сила, фер валоризација на трудот на работничките и работниците и работодавачи кои веруваат во прогрес и развој. Денешната средба со стопанските комори беше предвидена за дискусија за Измените и дополните во Законот за данок на имот и кратка консултација за одредени теми вклучувајќи го и делот за „недела неработен ден“, а дијалогот меѓу социјалните партнери (Владата, синдикатите и работодавачите) ќе се одвива преку седниците на Економско-социјалниот совет.
****
E diela ditë jo pune është realitet, modeli i implementimit duhet t'i mbrojë të gjithë faktorët në shoqëri
Masa qeveritare për të dielën - ditë jo pune do të shkrihet në zgjidhje ligjore sa më shpejt të jetë e mundur - ky është premtimi që Qeveria e ka bërë prioritet në programin qeveritar dhe kjo do të realizohet.
Zbatimi i zgjidhjes ligjore do të jetë në përputhje me të gjithë partnerët socialë dhe do të merren parasysh të gjithë faktorët që janë pjesë e funksionimit të ekonomisë në vendin tonë - këtu hyjnë planet e skicuara të buxhetit për kompanitë në sektorin privat dhe institucionet nga sektori publik.
Punëtorët dhe punëtoret që do të punojnë për punëdhënësit të cilët do të funksionojnë edhe të dielën do të marrin një kompensim të shtuar për punën të dielën, që do të thotë se buxhetet e ndërmarrjeve do të ndryshohen, në mënyrë që të mos ketë ndryshime afatshkurtra në numrin e të punësuarve për shkak të rritjes së kompensimeve te këta punëdhënës, megjithatë duhet t’i jepet hapësirë riorganizimit dhe planifikimit me periudhë filluese që nga viti i ri kalendarik, d.m.th. 2022. Qeveria duhet të marrë parasysh të gjithë faktorët shoqërorë, siç është fakti që në këtë vit kalendarik edhe më tej po merremi me pasojat e shkaktuara nga kriza Covid.
Po shqyrtohen edhe propozimet e sindikatave, ku kërkohen koncesione të caktuara në vlerësimin e mekanizmit “puna të dielën”, të cilat do të jenë më të volitshme për punëtorët dhe punëtoret. Qeveria beson fuqimisht në dialogun social dhe vetëm përmes marrëveshjes së përbashkët do të arrijmë deri te zgjidhja përfundimtare, e kjo do të nënkuptojë një fuqi punëtore më produktive, vlerësim korrekt i punës së punëtorëve dhe punëtoreve, dhe punëdhënës që besojnë në progres dhe zhvillim. Në takimin e sotëm me odat ekonomike ishte paraparë diskutimi mbi Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tatimin në pronë dhe një konsultë e shkurtër për tema të caktuara duke përfshirë edhe pjesën “e diela ditë jo pune”, kurse dialogun midis partnerëve socialë (Qeveria, sindikatat dhe punëdhënësit) do të zhvillohet përmes mbledhjeve të Këshillit ekonomiko-social.