6 август 2021
Собранието на Република Северна Македонија ги усвои измените на Законот за финансиска поддршка на инвестиции. Се работи на измени и дополнувања со кои ќе се релаксираат условите за аплицирање, ќе се влијае на рамномерниот регионален развој, но и ќе се забрзаат процедурите за исплата на средства.
Измените вклучуваат промена во условите за доделување на финансиска поддршка на компании кои инвестирале во услови на КОВИД со преодна одредба со важност во 2021 година за дозволен пад на приходи до најмногу 15% во 2020 година за склучување на нови договори, а дополнително условите за приходи од работење и вработени нема да важат при поднесување на барање за исплата.
Направена е промена и во опфатот на компании кои ќе можат да склучат договор преку доуредување на условите, односно олабавување на правилата во делот на носители на лиценци, производители на акцизни стоки, вршители на дејност од јавен интерес, наменско производство, итн.
Во новиот ЗФПИ направено е и допрецизирање и поедноставување на дел од мерките и критериумите во мерките, согласно направената анализа на искористеност како и прецизирање на условите за инвестиции од дијаспората и зголемување на процентот на финансиска поддршка од 10% на 15%.
Важна измена во новиот закон е и регулирањето на рамномерниот регионален развој, па така компаниите кои ќе реализираат инвестициски проекти во помалку развиените плански региони ќе добиваат дополнителна финансиска поддршка. Дополнителната помош ќе се пресметува како процентуална разлика помеѓу регионот со највисока вредност на БДП по глава на жител и вредноста на БДП по глава на жител на регионот во кој се реализира инвестицијата.
Од 2022 година, воведуваме и принцип на исплата во две транши (прва транша во висина од 50% од одобрената помош и втора во согласност со буџетските средства и правилото на сразмерност) со цел подобрување на ликвидноста на компаниите.
Компаниите кои имаат веќе склучено договори за поддршка со Владата, имаат можност до 16 август 2021 година, да аплицираат за усогласување на договорите со новите измени и дополнувања на Законот. Компаниите кои веќе имаат реализирано инвестиции во 2020 година и сакаат да склучат договор за финансиска помош, потребно е да поднесат барање до Агенцијата за странски инвестиции и промоција на извозот или до Дирекцијата за технолошко индустриски развојни зони исто така до 16 август, за да осигураат дека државната поддршка ќе им биде исплатена до крајот на 2021 година.
Планот за економски раст донесен во 2017 година, има за цел да одговори на барањата на домашните компании за да се овозможи транспарентна поддршка, со еднакви можности за сите компании, независно од сопственоста на капиталот или големината на компанијата.
Планот за економски раст е операционализиран преку Законот за финансиска поддршка на инвестиции и Среднорочната програма за поддршка на микро, мали и средни компании на ФИТР. Една од придобивките на Планот за економски раст е што ги стимулира домашните компании да размислуваат на среден, па и на долг рок, да имаат стратешки пристап кон развојот, а со Законот им се обезбедува сигурност дека државата ќе стои покрај нив и ќе ги поддржува нивните инвестициски зафати.
Како резултат на тоа, преку Законот за финансиска поддршка на инвестиции потпишани се договори за финансиска поддршка со 245 субјекти. Поддршката исплатена во овие три години изнесува околу 20 милиони евра, а компаниите во своите бизнис планови за петгодишен циклус презентираа инвестиции од 411 милиони евра, од кои досега веќе инвестирале околу 150 милиони евра.
*****
U miratuan ndryshimet e Ligjit për mbështetjen financiare të investimeve, të cilat sjellin përfitime për kompanitë – rruga e lejuar e të ardhurave prej 15% gjatë aplikimit për kontrata të reja si masë kundër krizës, mbështetje shtesë financiare për zhvillimin e balancuar rajonal
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshimet e Ligjit për mbështetjen financiare të investimeve. Po punohet për ndryshime dhe plotësime të cilat do të lehtësojnë kushtet për aplikim, do të ndikojnë në zhvillimin e balancuar rajonal, por gjithashtu do të përshpejtojnë procedurat për pagesën e mjeteve.
Ndryshimet përfshijnë një ndryshim në kushtet për dhënien e mbështetjes financiare për kompanitë që kanë investuar në kushtet e COVID-it me një dispozitë kalimtare të vlefshme në vitin 2021 për rrugën e lejuar të të ardhurave deri në 15% në vitin 2020 për lidhjen e kontratave të reja, si dhe kushtet për të ardhura nga operacionet dhe të punësuarit nuk do të vlejnë gjatë parashtrimit të kërkesës për pagesë.
Është bërë ndryshim në fushëveprimin e kompanive të cilat do të jenë në gjendje të lidhin marrëveshje duke rregulluar edhe më tej kushtet, gjegjësisht lirimin e rregullave në fushën e bartësve të licencave, prodhuesve të mallrave të akcizës, kryerësve të veprimtarisë me interes publik, prodhimi i destinuar, etj.
Në LFPI-në e ri gjithashtu është bërë precizimi dhe thjeshtëzimi i një pjese të masave dhe kritereve në masa, në përputhje me analizën e shfrytëzimit dhe precizimin e kushteve për investime nga diaspora dhe rritjen e përqindjes së mbështetjes financiare nga 10% në 15%.
Një ndryshim i rëndësishëm në ligjin e ri është edhe rregullimi i zhvillimit të balancuar rajonal, kështu që kompanitë që do të zbatojnë projekte investimi në rajonet më pak të zhvilluara planifikuese do të marrin mbështetje financiare shtesë. Asistenca shtesë do të llogaritet si diferencë në përqindje midis rajonit me vlerën më të lartë të PBB-së për banor dhe vlerës së PBB-së për banor në rajonin në të cilin investimi është realizuar.
Nga viti 2022, vendosim parimin e pagesës në dy këste (kësti e parë në lartësi prej 50% të ndihmës së miratuar dhe i dyti në përputhje me mjetet e buxhetit dhe rregullin e proporcionalitetit) me qëllim të përmirësimit të likuiditetit të kompanive.
Kompanitë që tashmë kanë lidhur marrëveshje për mbështetje me Qeverinë, kanë mundësi deri më 16 gusht 2021, të aplikojnë për harmonizimin e marrëveshjeve me ndryshimet dhe plotësimet e reja të Ligjit. Kompanitë që tashmë kanë realizuar investime në vitin 2020 dhe duan të nënshkruajnë marrëveshje për ndihmë financiare, duhet të parashtrojnë kërkesë deri te Agjencia për investime të huaja dhe promovim të eksportit apo deri te Drejtoria për zona zhvillimore industriale teknologjike gjithashtu deri më 16 gusht, për t’u siguruar se mbështetja shtetërore do t’u paguhet deri në fund të vitit 2021.
Plani i rritjes ekonomike i miratuar në vitin 2017 synon të përmbushë kërkesat e kompanive vendase për të ofruar mbështetje transparente, me mundësi të barabarta për të gjitha kompanitë, pavarësisht nga pronësia e kapitalit ose madhësia e kompanisë.
Plani i rritjes ekonomike është operacionalizuar përmes Ligjit për mbështetjen financiare të investimeve dhe Programit afatmesëm për mbështetjen e kompanive mikro, të vogla dhe të mesme të FIZHT. Një nga përfitimet e Planit të rritjes ekonomike është se ai stimulon kompanitë vendase të mendojnë në një periudhë afatmesme dhe madje edhe në një afat të gjatë, të kenë një qasje strategjike ndaj zhvillimit, kurse me Ligj ofrohet siguria se shteti do të qëndrojë pranë tyre dhe do të mbështesë projekte investimi.
Si rezultat i kësaj, përmes Ligjit për mbështetjen financiare të investimeve, u nënshkruan marrëveshje për mbështetje financiare me 245 subjekte. Mbështetja e paguar në këto tre vjet arrin në rreth 20 milionë euro, kurse kompanitë në planet e tyre të biznesit për një cikël pesëvjeçar paraqitën investime prej 411 milionë euro, nga të cilat ata tashmë kanë investuar rreth 150 milionë euro.