4 Октомври 2021 година
„Македонската економија го нема луксузот на постепено прилагодување и ќе мора брзо да се прилагоди на промените во пост-ковид периодот. Македонските бизнисмени и стопанството во оваа криза покажаа дека имаат капацитет да се прилагодат, но истовремено треба интензивно да се работи на доближување кон вредностите на големите економии и кон зголемување на конкурентноста на македонските компании“, изјави заменикот на претседателот на Владата задолжен за економски прашања, координација на економските ресори и инвестиции, Фатмир Битиќи во интерјуто дадено за специјализираниот електронски портал, izvoz.mk.
Вицепремиерот посочи дека зголемувањето на конкурентноста е клучот за поинтензивен раст и развој на економијата и додаде дека Владата спроведува низа на чекори во позитивна насока.
„На пример, поддржуваме воведување на нови технологии од страна на сите компании кои се во производствениот процес или кои влегуваат во производствени процеси. Во 2017 година, кога стартуваше мерката за поддршка на инвестиции преку Законот за финансиска поддршка, имаше само 12 компании кои беа поддржани во процесот на нови инвестиции. Во 2020 година веќе имаме 245 компании, за да според последните информации, годинава ја завршиме со 350 поддржани компании кои влегуваат во нови инвестициски проекти“, нагласи Битиќи.
Тој објасни дека треба да се менуваме структурата на нашата економија и да се поддржуваат сектори кои создаваат додадена вредност во економијата.
„Затоа ја креираме Националната развојна стратегија 2021-2041, чија цел е да ги даде правците за развој на државата во следните 20 години. Го изменивме Законот за финансиска поддршка на инвестиции, во насока на стимулирање инвестиции во помалку развиените региони, придонесувајќи кон порамномерен регионален развој. Истакнавме дека ќе ги поддржиме компаниите во креирање на нови работни места, но само ако платите кои се исплаќаат за тие работни места се минимум 50% повисоки од минималната плата во државата“, подвлекува вицепремиерот.
Битиќи потсети дека во време на пандемија, Владата минатата година донесе две автономни мерки за намалување или укинување на царините на 117 суровини и репроматеријали со цел да ја зголемиме конкурентноста на компаниите, да се намалат производните трошоци и да се поттикнува извоз.
„Се што правиме е во координација со бизнис секторот, според нивните потреби, со намера да креираме предвидливост и да им помогнеме да ја подобрат конкурентноста. За прв пат воспоставуваме систем за следење на државната помош и мерење на ефектите од секој еден денар дадена државна помош. Не сите средства дадени како поддршка во изминатиот период го дале ефектот и за жал не биле потрошени за да создадат нова додадена вредност. Треба да воспоставиме економски систем кој ќе биде стабилен, предвидлив и кој ќе нуди перспектива и развој за младите и за компаниите“, потенцира во интервјуто дадено за специјализираниот електронски портал izvoz.mk, заменикот на претседателот на Владата задолжен за економски прашања, координација на економските ресори и инвестиции, Фатмир Битиќи.
*****
Zëvendëskryeministri Bytyqi në një intervistë për portalin izvoz.mk: Mbështesim kompanitë që investojnë në prodhim dhe krijojnë vende pune të paguara 50% më shumë se sa rroga minimale në vend
“Ekonomia maqedonase nuk ka luksin e përshtatjes graduale dhe do të duhet të përshtatet shpejt me ndryshimet në periudhën pas Covidit. Biznesmenët maqedonas dhe ekonomia në këtë krizë kanë treguar se ata kanë kapacitet për t’u përshtatur, por në të njëjtën kohë ne duhet të punojmë intensivisht për t’u afruar me vlerat e ekonomive kryesore dhe për të rritur konkurrencën e kompanive maqedonase”, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi në një intervistë për portalin e specializuar elektronik izvoz.mk.
Zëvendëskryeministri vuri në dukje se rritja e konkurrentshmërisë është çelësi për rritjen dhe zhvillimin më intensiv të ekonomisë dhe shtoi se Qeveria po zbaton një sërë hapash në një drejtim pozitiv.
“Për shembull, ne mbështesim futjen e teknologjive të reja nga të gjitha kompanitë që janë në procesin e prodhimit ose që po hyjnë në procesin e prodhimit. Në vitin 2017, kur startoi masa për mbështetjen e investimeve përmes Ligjit për mbështetjen financiare, ishin vetëm 12 kompani që u mbështetën në procesin e investimeve të reja. Në vitin 2020 kemi 245 kompani, kështu që sipas informacioneve të fundit, do ta përfundojmë këtë vit me 350 kompani të mbështetura që hyjnë në projekte të reja investimi”, tha Bytyqi.
Ai shpjegoi se ne duhet të ndryshojmë strukturën e ekonomisë sonë dhe të mbështesim sektorët që krijojnë vlerë të shtuar në ekonomi.
“Prandaj po krijojmë Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit 2021-2041, e cila synon të japë drejtime për zhvillimin e vendit në 20 vitet e ardhshme. Ne ndryshuam Ligjin për mbështetjen financiare të investimeve, në mënyrë që të stimulojmë investimet në rajonet më pak të zhvilluara, duke kontribuar në një zhvillim më të ekuilibruar rajonal. Theksuam se do t'i mbështesim kompanitë në krijimin e vendeve të reja të punës, por vetëm nëse rrogat e paguara për ato vende pune janë të paktën 50% më të larta se rroga minimale në vend”, tha zëvendëskryeministri.
Bytyqi kujtoi se gjatë pandemisë, Qeveria vitin e kaluar miratoi dy masa autonome për të zvogëluar ose hequr taksat doganore për 117 lëndë të para në mënyrë që të rrisë konkurrentshmërinë e kompanive, të zvogëlojë kostot e prodhimit dhe të inkurajojë eksportet.
“Gjithçka që bëjmë është në koordinim me sektorin e biznesit, sipas nevojave të tyre, me synimin për të krijuar parashikueshmëri dhe për t'i ndihmuar që ata të përmirësojnë konkurrencën. Për herë të parë, ne po krijojmë një sistem për monitorimin e ndihmës shtetërore dhe matjen e efekteve të secilit denar të ndihmës shtetërore. Jo të gjitha mjetet e ofruara si mbështetje në periudhën e kaluar patën efekt dhe për fat të keq nuk u shpenzuan për të krijuar vlerë të re të shtuar. Ne duhet të krijojmë një sistem ekonomik që do të jetë i qëndrueshëm, i parashikueshëm dhe që do të ofrojë perspektivë dhe zhvillim për të rinjtë dhe kompanitë”, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi në një intervistë për portalin e specializuar elektronik izvoz.mk.