18 Јануари 2022 година
Дел од министрите од Владиниот економски тим, предводени од заменикот на претседателот на Владата задолжен за економски прашања, координација на економските ресори и инвестиции, Фатмир Битиќи, придружуван со министерите за финансии Фатмир Бесими, економија, Крешник Бектеши и локална самоуправа, Горан Милевски, денес остварија средба со делегација од Заедницата на единиците на локална самоуправа, која ја предводеа претседателката и градоначалничка на Скопје, Данела Арсовска и потпретседателите, градоначалникот на Валандово, Перо Костадинов и градоначалникот на Чаир, Висар Ганиу, а во која беа и градоначалниците на Теарце, Нухи Незири, градоначалникот на Радовиш, Ацо Ристов и извршната директорка на ЗЕЛС, Душица Перишиќ.
Претставниците на ЗЕЛС ги изнесоа предизвиците со кои се соочуваат локалните самоуправи, поврзани со економската и енергетската криза и побараа поддршка од Владата, за да истите бидат полесно надминати.
Вицепремиерот Битиќи и претставниците на Владата посочија дека за секое прашање, кое е важно за граѓаните се води отворен дијалог и притоа ја истакнаа отвореноста за соработка со единиците на локална самоуправа за заедничко надминување на тековните предизвици. Сите теми кои се важни за граѓаните, за нормално функционирање на општеството треба да се дискутираат и да се најдат најсоодветни решенија кои се во општ интерес.
На состанокот, се согласија предизвиците со кои се соочуваат единиците на локална самоупрва да се елаборираат детално, да се направат соодветни анализи и да се предложат соодветни решенија за нивно надминување.
*****
Ekipi ekonomik qeveritar në takim me delegacionin e BNJVL-së - Sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët janë të përbashkëta, Qeveria është e hapur për diskutim për gjetjen e zgjidhjeve më të përshtatshme për tejkalimin e tyre
Disa nga ministrat e ekipit ekonomik qeveritar, të udhëhequr nga zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, i shoqëruar nga ministri i financave, Fatmir Besimi, i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe i vetëqeverisjes lokale, Goran Milevski, me një delegacion të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të udhëhequr nga kryetarja e BNJVL-së dhe kryetare e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe nënkryetarët e BNJVL-së, kryetari i komunës së Vallandovës, Pero Kostadinov dhe kryetari i komunës Çairit Visar Ganiu, dhe ku ishin prezentë edhe kryetarët e komunës së Tearcës, Nuhi Neziri, kryetari i komunës së Radovishit, Aco Ristov dhe drejtoresha ekzekutive e BNJVL-së, Dushica Perishiq.
Përfaqësuesit e BNJVL-së i prezantuan sfidat me të cilat ballafaqohen vetëqeverisjet lokale, lidhur me krizën ekonomike dhe energjetike dhe kërkuan mbështetje nga Qeveria, në mënyrë që ato të tejkalohen më lehtë.
Zëvendëskryeministri Bytyqi dhe përfaqësuesit e Qeverisë theksuan se për çdo çështje të rëndësishme për qytetarët, zhvillohet dialog i hapur dhe theksuan hapjen për bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes lokale për tejkalimin e përbashkët të sfidave aktuale. Të gjitha temat që janë të rëndësishme për qytetarët, për funksionimin normal të shoqërisë duhet të diskutohen dhe të gjenden zgjidhjet më të përshtatshme që janë në interes të përgjithshëm.
Në takim u ra dakord që sfidat me të cilat ballafaqohen njësitë e vetëqeverisjes lokale të elaborohen në detaje, të bëhen analiza përkatëse dhe të propozohen zgjidhjet e duhura për tejkalimin e tyre, në një periudhë të shkurtër kohore.